26 Dhjetor 2024

Veshmbathjet kosovare prezantohen në Panairin Tregtar në Dusseldorf

Prishtinë, 16 tetor - Për herë të parë, tre prodhues kosovarë të veshmbathjeve do të ekspozojnë uniformat e tyre të punës të prodhuara në Kosovë në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë A+A në Dusseldorf, Gjermani, nga 17 deri më 20 tetor 2017.

Arta Tex, Intertex dhe Creative do të paraqesin produktet e tyre në panairin katër ditor kushtuar veshjeve dhe pajisjeve për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve, duke përfshirë veshjet e punës dhe veshjet mbrojtëse.

Përmes pjesëmarrjes së tyre, kompanitë shpresojnë të krijojnë mundësi të reja tregu të arritshme përmes bizneseve CMT si dhe të gjenerojnë shitje të produkteve të tyre, duke përfshirë blerësit e diasporës kosovare në Gjermani dhe Zvicër.

Panairi i Tregtisë A+A është panairi kryesor ndërkombëtar i tregtisë ndërkombëtare dhe një platformë kryesore për biznese, komunikim dhe informacion, si dhe mbulon të gjithë gamën e ekspozitave për sigurinë dhe sigurimin.

Më shumë se 1,800 ekspozues nga 57 vende marrin pjesë në veprimtarinë e cila ka mbi 65,000 vizitorë nga sektori i uniformave i lidhur me sigurinë dhe shëndetin.

Ekspozitat e kompanive kosovare në Panairin A+A do të lehtësohen nga Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) dhe do të mbështeten nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Sida dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) Nora Zhilivoda e konsideron këtë pjesëmarrje një mundësi të shkëlqyeshme për kompanitë e Kosovës që të gjejnë klientë të rinj.

Kompanitë nga Kosova nuk kanë njohuri për kanalet e tregut të eksportit dhe kostot e ndjekjes së ngjarjeve B2B dhe shfaqjeve tregtare mund të jenë penguese, kështu që ky panair do të sigurojë qasje tek blerësit ndërkombëtarë - tha Zhilivoda.

Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve u krijua në vitin 2015 si mbështetje për sektorin e veshmbathjeve për të zgjeruar shitjet dhe për të rritur tregjet e eksportit. Kjo shoqatë promovon rrjetëzimin midis bizneseve vendore dhe ndërkombëtare në sektorin e veshmbathjeve, synon të lehtësojë këmbimin e njohurive profesionale dhe të përvojës, promovon industrinë kosovare të veshmbathjeve në vend dhe ndërkombëtarisht, dhe promovon prodhimet kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)