20 Prill 2025

Veseli dhe Abdulla Al Ulama dakordohen për shkëmbimet tregtare

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadoren e Emiratave të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Hafsa Abdulla Al Ulama.

Ambasadorja Hafsa Abdulla Al Ulama interesua për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe përgjithësisht për klimën e investimeve në Kosovë.

Kryetari Veseli potencoi funksionalitetin demokratik të Kuvendit të Kosovës dhe përmbushjen e misionit të tij sipas mandatit që ka.

Veseli theksoi kushtet e favorshme që ka Kosova për të bërë biznes, duke veçuar edhe miratimin e Ligjit për investime strategjike, bazë kjo që tërheq investitorët e huaj.

Gjithashtu, z. Veseli e siguroi ambasadoren se Kosova shumë shpejt do ta hapë Ambasadën e vet ne EBA, e cila do të jetë adresë zhvillimit të interesave reciproke në shumë fusha të jetës së qytetarëve të të dyja shteteve.

Ishte dakordim i përbashkët për të hulumtuar mundësitë e shkëmbimeve tregtare, si dhe atyre në fushën e shëndetësisë. 

Në fund, kryetari Veseli e falënderoi ambasadoren për investimin e Qendrës Spitalore në Vushtrri, nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)