Venezuela tërheq florinjtë nga Evropa
Karakas, 28 nëntor - Transporti i parë i florinjve të rezervave të Venezuelës që gjenden në Evropë kanë arritur në këtë vend.
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chaves në muajin gusht kishte deklaruar se florinjtë në bankat e Amerikës dhe Evropës do ti sjellë në bankat e vendit.
Pjesa e parë e florinjve në Evropë është transportuar me avion nga Parisi dhe është dërguar në Kryeqytetin Karakas.
Autokolona e mbushur me florinj që mbrohej nga ushtarët u dërgua në Bankën Qendrore dhe ndërkohë që kalonte nëpër rrugët e kryeqytetit u përshëndet me brohoritje nga venezuelasit.
Venezuela ka një rezervë floriri ndërkombëtare prej 29 miliardë dollarësh.