21 Prill 2025

Vendimi BE-së ndaj “Apple” kërcënim ndaj klimës tregtare në Evropë

Washington, 1 shtator - Departamenti amerikan i Thesarit denoncoi të martën vendimin e Komisionit Evropian, që detyron grupin informatik “Apple” për rimbursimin e një shume rekord duke konfirmuar se ky vendim po kërcënonte frymën e partneritetit ekonomik midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Veprimet e Komisionit mund të kërcënojnë me minimin e investimeve të huaja, klimës tregtare në Evropë dhe frymës së partneritetit midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë.

“Ne do të vijojmë të monitorojmë këto raste që po shënojnë rritje, ndërsa po punojmë me Komisionin Evropian drejt objektivit tonë të përbashkët për të parandaluar erozionin e taksave nga ana e kompanive”, bëri të ditur ky tekst.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)