10 Janar 2025

Vazhdon ulja e çmimit të naftës

New York, 11 dhjetor - Çmimi i naftës “Brent” dhe ai i naftës bruto në SHBA ka rënë me më shumë se 2 dollarë për fuçi gjatë së hënës, duke kapur shifrën më të ulët rekord të 5 viteve të fundit, kjo për shkak të parashikimeve në rritje se situata e mbiprodhimit do të zgjasë edhe gjatë vitit 2015.

Pa ndërhyrjen e OPEC-ut, tregjet rrezikojnë të zhbalancohen, ndërkohë që kulmi i mbiprodhimit pritet të arrihet në tremujorin e dytë të vitit 2015”, thonë analistë në sektorin e naftës.

Nafta “Brent” për janarin ka rënë me 2, 42 dollarë (në 60.43$ për fuçi) , në nivelin më të ulët që prej tetorit 2009. Ndërsa nafta bruto amerikane ra me 2, 80 dollarë (në 60, 94$ për fuçi) , një rekord i uljes së çmimit që prej korrikut 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)