Vazhdon rritja e eksporteve turke
Stamboll, 17 prill - Ministri i Ekonomisë turke, Zafer Çallajan tha se indeksi i parashikimeve të eksportit në çerekun e dytë të këtij viti është rritur me 20,4 pikë krahasuar me çerekun e parë dhe është ngjitur në nivelin e 122,1 pikëve.
Sipas të dhënave që publikoi Çallajan parashikimet për rritjen e eksporteve drejt vendeve të Evropës dhe Lindjes së Mesme në veçanti është rritur me më shumë se 10 pikë.
Turqia synon që në vitin 2013 të realizojë me vendet e Evropës 158 miliardë dollarë eksport dhe ky objektiv vlerësohet në formën se do të sjellë gjallërim të tregut evropian.
Gjithashtu pritet që rritje të shënojnë edhe eksportet që realizohen drejt vendeve të Afrikës, Amerikës e Kinës, si dhe në republikat turke, Turkmenistan, Kazakistan, apo drejt vendeve të tjera të Azisë si Singapori e India.
Me rritjen e parashikimeve për eksportin, pritshmëria është se do të kemi rritje edhe të importit.
Indeksi i parashikimeve të importit në çerekun e dytë të këtij viti është rritur me 2,8 pikë në krahasim me çerekun e parë dhe u realizua në nivelin e 109,5 pikëve.
Me anë të investimet që do të realizohen falë sistemit të ri stimulues importi i Turqisë do të ketë një strukturë më të ekuilibruar, sqaroi ministri Çallajan.