Vazhdon rritja e çmimit të naftës së OPEK-ut
Paris, 15 gusht - Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata e Eksportuesve të Naftës (OPEK), javën e kaluar, çmimi mesatar i naftës bruto në mbikëqyrjen e OPEK-ut shënoi rritjen për 2 javë me radhë, duke arritur në nivelin 107.82 dollarë amerikanë për fuçi.
Sipas OPEK-ut, gjendja e mirë e tregut të punës në SHBA dhe masat stimuluese në Kinë dhe Evropë kanë rritur çmimin në tregun ndërkombëtar të naftës.
Sipas Drejtorisë së Statistikave të Kinës, në muajin korrik, vëllimi i rafinimit të naftës bruto në Kinë është rritur me 1.1%, duke përfunduar uljen për 3 muaj me radhë.
Krahas kësaj, për rritjen e çmimit të naftës ka ndikuar edhe prodhuesja më e madhe e naftës në botë, Arabia Saudite, e cila ka pakësuar vëllimin e prodhimit në korrik. Gjithashtu, në çmim, ka ndikuar edhe embargoja e naftës iraniane nga vendet e BE-së.