Vazhdon rënia në bursën e Athinës
Athinë, 5 gusht - Ditën e hënë Greqia e filloi ditën me një rënie drastike të bursës së Athinës, në një nivel rekord prej 23%, gati 5 javë pasi kjo bursë ishte mbyllur për shkak të krizës së kredisë.
Por rënia ka vazhduar edhe ditën e dytë në nivelin 4 për qind.
Me hapjen e Bursës, investitorët filluan të shisnin aksionet që zotëronin duke bërë që të bie numri i blerësve duke shkaktuar një vëllim të përgjithshëm veprimi prej 4 milion dollarësh.
Edhe pse do të sigurohet një paketë e re shpëtimi për Greqinë e cila është në kthetrat e borxhit, investuesit janë të shqetësuar për shkak të ekonomisë greke.