29 Dhjetor 2024

Vazhdon rënia e çmimeve të naftës

New York, 4 gusht - Rënia e çmimeve të naftës do të vazhdojë për shkak të presionit të diktuar nga rritja e dobët globale dhe shtimit të rreziqeve gjeopolitike, deklaroi kryeanalistja e “Nordea Markets” për agjencinë turke të lajmeve, “AA”.

Çmimi i naftës së papërpunuar të tipit Brent pritet të ulet në 40 dollarë për fuçi si pasojë e mungesës së faktorëve pozitivë, të cilët do të kontribuonin në rritjen e tij në një periudhë afatshkurtër, deklaroi sot Thina Margrethe Saltvedt, analiste e lartë në operatorin kryesor ndërkombëtar të tregut, “Nordea Markets”.

Në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve, “AA”, Saltvedt tha se çmimet e naftës po përballen me një presion të diktuar nga rritja e dobët globale dhe nga shtimi i rreziqeve gjeopolitike.

Siç parashikon kryeanalistja e “Nordea Markets”, çmimet e naftës nuk do të shënojnë nivel të lartë rekord në një të ardhme të afërt për shkak të rezervave të mëdha të naftës, të cilat diktojnë çmimet.

Nga ana tjetër, kreu i strategjisë së mallrave në “ING Group”, Hamza Khan, rikujtoi se çmimet e naftës kapën një mesatare prej 50 dollarësh në qershor, nga 28 dollarë për fuçi në janar të vitit 2016, për të shtuar se trendi i tanishëm shënon ulje.

Ai sqaroi se çmimet e naftës mund ta përmbyllin vitin 2016 në 40 dollarë, që më vonë gjatë vitit 2017 të rriten në 45 dhe në vitin 2018 në 50 dollarë për një fuçi. Khan nënvizoi se çmimet e ulta të naftës mund të shkaktojnë pasiguri në tregjet e mallit.

Çmimet e naftës ranë në 42 dollarë për fuçi në fund të korrikut për shkak të rezervave të larta në tregjet globale, si dhe nga forcimi i dollarit amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)