Vazhdon protesta kundër barrierave doganore Kosovë - Shqipëri
Vermicë, 28 gusht - Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria vijojnë protestën kundër masave dhe barrierave që doganat e Kosovës vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve. Ata thonë se me këto masa po favorizohen prodhimet serbe.
Po ju informojë që protesta do të vazhdojë dhe më ka ardhur informacioni që numri i makinave është rritur dhe po vazhdon të rritet.\"
\"Thuhet se mbi 250 makina gjenden të bllokuara në këtë pikë kufitare, thuhet në një njoftim të Këshillit Organizativë të Protestës.
Ndërkohë, dje protesta u zhvillua në pikën kufitare që lidh dy vendet tona, në Vermicë, ku u tha se doganat e Kosovës i detyrojnë kamionët dhe automjetet e bizneseve të dy vendeve të futen në terminale private për të paguar taksa të larta dhe jo të ligjshme.