Vazhdojnë luhatjet në tregjet e aksioneve
Pekin, 27 gusht - Tregjet e aksioneve në Azi shënuan rënie të mëtejshme, megjithëse Pekini mori masa për të stimuluar rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të botës.
Mbrëmë Banka Qendrore e Kinës i uli me 0,25 për qind normat e interest. Tregjet fillimisht reaguan pozitivisht dhe aksionet shënuan rritje në Evropë dhe në Shtete e Bashkuara. Por te merkuren pati një ditë të furishme të tregjet aziatike, me luhatje të mëdha.
Në New York, ekonomistët thonë se rritja ekonomike e Kinës mundet të bjerë në 6.6 për qind vitin e ardhshëm, një shifrë kjo shumë më e ulët se në të kaluarën. Sipas ekspertëve, probleme ekonomike të Kinës do të ndjehen në vende të tjera.