Vazhdojnë aktivitetet e Javëve të Biznesit Kombëtarë
Prishtinë, 21 qershor - Në kuadër të realizimit të projektit Javët e Biznesit Kombëtarë, i cili realizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Aleancën Kosovare të Bizneseve, e vizitoi babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitija, baca Osman.
Agim Shahini, tha se në vazhdën e realizimit të projekti kombëtar Javët e Biznesit Kombëtar, ka pritur babain e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, bacën Osman. Sipas tij prezenca në selinë e AKB-së ka nderuar këtë institucion dhe komunitetin e biznesit.
Ne shprehëm gatishmërinë tonë për zhvillimin e Kosovës dhe ekonomisë së saj, duke quar edhe amanetin e bijave dhe bijëve tanë të kombit të cilët dhanë jetën për të punuar, jetuar dhe zhvilluar jetën dhe shtetin e lirë dhe të pavarur, tha kreu i AKB-së.
Kryetari Shahini, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e madhe për familjen e Heroit të Kombit Zhitija, e cila gjatë gjithë historisë ka dhënë kontribut të madhë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ne duhet tashmë të përkujdesmi shumë e më shumë për heronjtë dhe familjet e heronjëve. Edhe historia të shkruhet si duhet për luftën dhe heronjtë, në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë drejtë për të kaluarën e cila ëhstë përjetuar, tha Agim Shahini. Udhëheqësi i AKB-së i premtoi Osman Zhitisë se së shpejti me komunitetin e biznesit do të vizitojnë familjen e heroit Afrim Zhitija me të cilin Agim Shahini ka pasur takime të shumta.
Kryetari i Aleancës së Binzesve të Kosovës, e njoftoi bacën Osman edhe për përpjekjet maksimale të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për mirëqenie më të mirë për popullatën.
Nga ana tjetër Osman Zhitija, babai i Heroit të Kombit Afrim Zhitija, falënderoi kryetarin e AKB-së për pritjen dhe respektin e mirë që u bë. Ai shtoi se ka ardhur të njoftoi kryetarin Agim Shahinin, për dekoratën që i ka dhënë Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi familjes së heroit Afrim Zhitija. Osmani, kërkoi nga kryetari i AKB-së dhe bizneset që të vizitojnë familjen e Heroit në shtëpi.
E kam një kërkes që në Kosovë të dominoi uniteti dhe bashkimi, me qëllim të promovimit të vlerave dhe ngritjes së imazhit të Kosovës në kuarë të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, tha Osman Zhitija.