USAID lanson Dritaren e Eksportit
Prishtinë, 15 dhjetor - Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Xhoshua Majk do të flasë në lansimin zyrtar të Dritares së Eksportit - produkt i ri financiar i përshtatur për kompanitë e orientuara nga eksporti, duke ofruar mundësi më të mëdha financimi me kolateral më të ulët, për të përmbushur kërkesat e tyre në rritje për eksport.
Dritarja e Eksportit është iniciuar dhe themeluar bashkarisht nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe USAID Kosovo Compete Activity.
Pritet që Dritarja e Eksportit të ketë një efekt të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe eksportuese të mallrave dhe shërbimeve të Kosovës duke mundësuar qasje në financim më të madh për investime të reja dhe përmirësime teknologjike.
Ngjarja do të përbëhet nga fjalimet e hapjes dhe ato kryesore, nga perspektivat e biznesit dhe të bankave, si dhe do të përfshijë një përmbledhje të veçorive kryesore dhe më të rëndësishme të Dritares së Eksportit.