,,Urata", shitorja nr. 20 tërhiqet nga likuidimi
Prishtinë, 11 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga likuidimi me shitje të aseteve nr. 4. Njësinë nr.13: Urata Shitorja nr. 20 Prishtinë, që gjendet në lagjen Dardania në Prishtinë me sipërfaqe prej përafërsisht 110 m².
Kjo njësi ishte paraparë të privatizohen përmes procesit të likuidimit me shitje të aseteve numër 4 me datën 13 Tetor 2010, bashkë me 20 Njësi/Asete të tjera.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 4, përmban 20 Njësi.