20 Prill 2025

Uragani Isak ndikon çmimin ndërkombëtar të naftës

New York, 29 gusht - Uragani Isaac po hedh shira të shumtë dhe po godet me erëra të forta brigjet amerikane të Gjirit ndërsa i afrohet New Orleansit ka ndikuar në rritjen e çmimit ndërkombëtar të naftës.

Rritja e fuqisë së uraganit Isak shkaktoi mbylljen e platformës së nxjerrjes dhe rafinerinë e naftës.

Për këtë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney reagoi se, për shkak të uraganit Isak SHBA-ja nuk përjashton mundësinë e lëshimit të rezervave të naftës, për të zbutur prirjen e rritjes së çmimit ndërkombëtar të naftës.

Në të njëjtën kohë, ministrat e Financave të G7-ës deklaruan se rritja e çmimit të naftës kërcënon rëndë ekonominë botërore. Vendet e naftës duhet të shtojnë prodhimin për të mbushur kërkesat e tregut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)