UNDP prezanton raportin për tregjet potenciale për eksport
Prishtinë, 14 prill - Projekti Ndihmë Tregtisë që implementohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe përkrahet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, do te prezantojë raportin sot Tregjet Potenciale për Eksport.
Ky raport ofron informata mbi karakteristikat dhe rregullat e qasjes në katër tregje kyçe për Kosovën, siç janë tregjet e Bashkimit Evropian, vendet e rajonit të përfshira në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqinë.
Raporti fokusohet në vlerësimin e potencialeve për rritjen e eksportit në sektorin e bujqësisë, përpunimit të ushqimit, materialeve ndërtimore, përpunimit të drurit, punimeve artizanale dhe turizmit.