22 Dhjetor 2024

UNDP nis projektin për rritjen e tregjeve gjithëpërfshirëse

Prishtinë, 3 dhjetor - Të bësh biznes me njerëz të varfër i sjell ata në treg - një hap kritik në rrugën për të dalë nga varfëria - dhe për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet ajo paraqet risi, ndërton tregje dhe krijon hapësira të reja për rritje. 

Modelet gjithëpërfshirëse të biznesit prodhojnë por edhe vjelin përfitimet e zhvillimit njerëzor, ishte konkluzioni i diskutimeve në konferencë që u mbajt më 2 dhjetor, e që paraqet edhe fillimin zyrtar të projektit të UNDP-së  Rritja e Tregjeve Gjithëpërfshirëse (GIM).

Në ngjarje morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë, përfaqësues të bizneseve private, sindikatave, Odës Ekonomike dhe ekspertë të zyres së UNDP-së në Kosovë dhe zyres rajonale të UNDP-së në Bratisllavë.

Qëllimi i projektit është të shfrytëzojë fuqinë e biznesit për zhvillim dhe uljen e varfërisë dhe të nxisë  më shumë tregje gjithëpërfshirëse në Kosovë me trajtimin e pengesave për të mundësuar tregjet të punojnë për të varfërit.

UNDP-ja do të ofrojë mbështetje përmes këshillave të politikave, studimeve të mundësive, zhvillimin e kapaciteteve dhe avokimit dhe do të përpiqen të ndërmjetësojnë në realizimin konkret të sipërmarrjeve gjithëpërfshirëse të biznesit.

Investitorëve do t’u paraqiten hulumtime dhe studime mbi mundësitë në sektorët e bujqësisë, zhvillimit të fuqisë punëtore, menaxhimit të mbetjeve, riciklimit dhe ndërtimit.

Projekti do të shërbejë si një mekanizëm për qeverinë, shoqërinë civile, bizneset dhe akterët tjerë zhvillimor të punojnë së bashku në krijimin e tregjeve më përfshirëse. Projekti është e financuar nga Agjencia Turke e Zhvillimit (TIKA), dhe implementohet në partneritet me Odën Ekonomike të Kosovës.

Modelet gjithëpërfshirëse të biznesit përfshijnë të varfërit në anën e kërkesës si klientë dhe konsumatorë, dhe në anën e ofertës, si të punonjës, prodhues dhe pronarë të bizneseve në pika të ndryshme në zinxhirin e vlerës. Këto modele ndërtojnë ura në mes të biznesit dhe të varfërve për përfitim reciprok.

Përfitimet nga modelet gjithëpërfshirëse të biznesit shkojnë përtej fitimeve të menjëhershme dhe të ardhurave më të larta. Për biznesin ato paraqesin risi shtytëse, ndërtim të tregjeve dhe forcim të zinxhirit të furnizimit. Dhe për të varfërit këto modele paraqesin prodhim më të lartë, të ardhura të qëndrueshme dhe fuqizim më të madh.

GIM projekti  është pjesë e sektorit të zhvillimit ekonomik dhe punësimit pranë UNDP-së sipas së cilës sektori privat është një makinë e fuqishme për rritje gjithëpërfshirëse, zhvillim njerëzor dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)