Ulje rekorde e çmimit të arit në bursat botërore
New York, 15 prill - Në bursat botërore javen e kaluar dite është hasur një ulje drastike e metalit më të çmuar - Arit.
Nga java që kaluar çmimi i arit ka pësuar rënie prej afër 10 përqind, ose afër 4.000 euro për kilogram ari të pastër të papërpunuar.
Muajin e kaluar çmimi për një kilogram ari i pastër i papërpunuar ishte 40.000 euro për kilogram, ndërsa tani çmimi i arit është 36.200 euro për kilogram.
Kjo është rënia më e madhe e çmimit të arit që prej kur ka filluar kriza e madhe ekonomike në vitin 2008.
Nga viti 2008 çmimi i arit ka shkuar vetëm duke u rritur, ndërsa vitin e kaluar e ka pasur edhe rekordin kur çmimi kishte arritur deri në 45.000 euro/kg ari të pastër, transmeton Albtime.