Ulet vlera e lirës turke dhe indekset e bursës së Stambollit
Stamboll, 2 qershor - Pas krizës së fundit në Turqi, lira turke pësoi një rënie të vlerës kundrejt dollarit dhe valutave të tjera botërore, ndërsa vlera e aksioneve në bursën e Stambollit gjithashtu pësoi ulje.
Lira turke u zhvlerësua 2.3 për qind përballë dollarit amerikan, duke arritur vlerën më të ulët në 17 muajt e fundit.
Edhe indekset e bursës së Stambollit pas një rritje të madhe të shënuar më 22 maj, sot pësuan një ulje prej 7.7 për qind.
Shumë qytete të Turqisë janë bërë arenë e protestave popullore kundër planit të qeverisë turke për shkatërrimin e parkut Taksim Kazi.