Ulet renditja e vlerësimit të kredive të Greqisë
Athinë, 10 maj - Shërbimi i kategorizimeve Standard and Poor uli sot renditjen e kredive të Greqisë mes shqetësimeve se huadhënësve do tu kërkohet ti japin më shumë kohë Athinës që të paguajë huatë.
Greqia është goditur rëndë nga ngadalsimi ekonomik, kostoja e lartë e huave dhe rënia e të ardhurave nga taksat.
Greqia është një nga tre vendet të cilat kanë marrë hua emergjente nga Bashkimi Evropian gjatë vitit të kaluar për të ndihmuar në përballimin e niveleve të larta të borxhit.
Ulja në renditjen e vlerësimit të kredive bën që Athina të paguajë interes më të lartë për huazimin e parave që i duhen për të rifinancuar borxhe të vjetra dhe për të mbuluar shpenzime të reja.
Zyrtarët e shërbimit Standard and Poor thonë se gjatë muajve të ardhshëm ata mund të ulin edhe më shumë renditjen e Greqisë.