25 Dhjetor 2024

Ulet parashikimi i kërkesës globale për naftë

Vjenë, 15 dhjetor - Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe për shkak të keqësimit të perspektivës për rritjen ekonomike, rrija e kërkesave për naftë në mbarë globin do të jetë më e ulët se parashikimi i mëparshëm.

Një raport mujor mbi tregun e naftës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë publikuar të martën, thotë se sanksionet e BE-së ndaj Iranit, çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar do të ruhet në nivelin e lartë.

Sipas parashikimit të fundit, sivjet dhe vitin e ardhshëm, vëllimi i kërkesave ditore për naftë do të jetë përkatësisht 89 milionë fuçi dhe 90.3 milionë fuçi, që janë 200 mijë fuçi më pak se shifrat e parashikuara muajin e kaluar.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u shpreh gjithashtu se kriza europiane e borxheve shkakton shtimin e elementeve të pasigurisë në eurozonë dhe agjencitë e ndryshme ulën përkatësisht parashikimin për rritjen ekonomike dhe, si rezultat edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon uljen e kërkesave të naftës në këtë rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)