06 Janar 2025

Ulet deficiti tregtar

Prishtinë, 9 qershor - Agjencioni i Statistikave të Kosovës(ASK), ka publikuar të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Kosovës, ku sipas ASK-së, ka një deficit tregtar më të ulët për muajin prill 2013 prej 177,9 milion euro krahasuar me deficitin prej 194,4 milion euro me periudhën e njëjtë  të vitit 2012.

“Eksporti mbulon importin vetëm 13.5 për qind. Eksporti në muajin Prill 2013 kishte vlerën 27,8 milion euro, ndërsa importi 205,8 milion euro, është një rritje prej (34.1 për qind) për eksport si dhe  një rënie  prej (-4.3 për qind) për import krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2012”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor  të eksportit: (45.8 për qind) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.2 për qind) produktet minerale, (6.5 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (5.7 për qind) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (5.3 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.3 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.7 për qind) produkte bimore, (3.6 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili etj.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (18.1 për qind) të importit e përbëjnë produktet minerale, (12.1 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.7 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (10.1 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.4 për qind) produkte të industrisë kimike, (7.2 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.6 për qind) mjetet e transportit  etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 34.7 për qind për eksport dhe 42.0 për qind për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me 36.2 për qind për eksport dhe 32.0 për qind për import, në raport me totalin e muajit.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (23.0 për qind), Shqipëri (15.1 për qind), Maqedoni (10.1 për qind), Zvicra (7.6 për qind), Gjermani  (4.3 për qind), Serbi (4.3 për qind) etj.

“Ndërsa  sipas të dhënave përqindja më e madhe e  importit është nga: Serbia (11.1 për qind), Gjermania (10.3 për qind), Italia (10.2 për qind), Turqia (9.8), Maqedonia  (8.1 për qind), Kina (6.3 për qind)  etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)