08 Janar 2025

Ulet çmimi i naftës në tregjet e Azisë

Tokio, 29 tetor - Sipas një raporti të agjencisë franceze të lajmeve, çmimi i naftës në tregjet dhe bursat e Azisë ka pësuar përsëri ulje.

Nga kjo ulje çmimi i çdo fuçie naftë për dorëzim në muajin dhjetor është ulur me 21 cent dhe ka arritur kuotën e 98.47 dollarëve.

Nafta Brent e detit të veriut gjithashtu ka pësuar ulje me 50 cent dhe ka arritur në 109.11 dollarë për fuçi.

Nga tregu i një ditë më parë në bursën e New York nafta është ulur me rreth 1 dollarë dhe zhvillimit në Libi kanë bërë që nafta të ngrihet me 2 dollarë.

Ditën e hënë në bursën e New Yorkut çdo fuçi naftë për dorëzim në muajin dhjetor është shtuar me 83 cent dhe është shitur me 98.68 dollarë.

Ndërsa në bursën e Londrës nafta e detit të veriut është shtuar me 2.68 dollarë dhe është shitur me 109.68 dollarë për fuçi.

Greva e punonjësve të sektorit të naftës në Libi është bërë shkak për ulje e kapacitet prodhues prej 150 mijë fuçive në ditë me 10%. Një tjetër faktor që çoi në luhatjen e çmimit të naftës është takimi i komitetit për përcaktimin e politikave monetare në Amerikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)