27 Dhjetor 2024

Ulet çmimi i naftës në bursa

New York, 18 qershor - Çmimi i naftës është ulur me rreth 20 për qind që nga mesi i marsit dhe tendenca në vazhdimësi ka qenë ajo e rënies deri në ditët e sotme.

Kjo pasqyron qartë shqetësimet mbi krizën ekonomike të Evropës dhe ngadalësimin e rritjes në nivel botëror.

Konsumi i naftës është tkurrur, ndërsa rezervat janë shtuar, çka shtyn  ekspertë të energjisë të besojnë se çmimi do të vazhdojë rënien.

Aktualisht ai është në nivelin e 84 dollarëve për fuçi, por mendohet se mund të bjerë nën 80 dollarë.

“Gjithmonë nëse nuk do të ketë luhatje pas zgjedhjeve greke”,- shkruan Bloomberg. Edhe pse Greqia vetë nuk konsumon veçse një pjesë të vogël të sasisë se naftës në botës, zhvillimet atje mund të kenë ndikim të madh mbi çmimin e naftës bruto.

Nëse grekët zgjedhin një qeveri që kërkon ta ndalojë përdorimin e euros si monedhë të vendit, atëherë në tregjet globale, përfshirë ato të arit të zi do të ketë trazira. Tregtarë e analistë po përgatiten për mundësinë e një situate dramatike te henen, pas zgjedhjeve në ketë vend, që shënon një epokë të re për Eurozonën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)