06 Janar 2025

Ulen përsëri bursat arabe

Riad, 24 janar - Agjencia e lajmeve Al-Ahd njoftoi se si pasojë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve kundër Iranit, bursa e Abu Dhabit ka shënuar rënie me 4.5%, tregu i bursës së Dubait dhe Katarit ka rënë me 6%, tregu i bursës së Kuvajtit me 2.3% dhe indeksi i bursës së Bahrejnit ka shënuar rënie me 1.5%.

Rënie të madhe ka shënuar edhe indeksi i bursës së Arabisë Saudite me 6.5% si pasojë e heqjes së sanksioneve kundër Iranit dhe rënies së çmimit të naftës.

Burimet informative kanë njoftuar gjithashtu për rënien e vlerës së aksioneve të kompanive të pranishme në tregun e bursës së këtij vendi.

Vlen të theksohet se sanksionet kundër Iranit u hoqën me nisjen e zbatimit të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në korrik të vitit të kaluar mes Iranit dhe Grupit 5+1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)