30 Dhjetor 2024

Ulen objektivat e rritjes për tregtinë e jashtme kinëze

Pekin, 31 janar - Parashikimet jo shumë optimiste të situatës së tregtisë së jashtme, qytetet dhe rajonet e mëdha eksportuese në Kinë si Guangzhou, Jiangsu, Fujian dhe Shandong kanë ulur ndjeshëm objektivin e tyre të rritjes për tregtinë e jashtme në vitin 2013.

Vitin e kaluar objektivi varionte nga 8 për qind deri në 10 për qind, ndërsa sivjet objektivi mesatar është vendosur në nivelin e 5 për qind.

Sipas të përditshmes \"Informacione Ekonomike\", edhe pas zbatimit të një sërë masash për nxitjen e tregtisë së jashtme vitin e kaluar, për shkak të rënies së kërkesës së jashtme, pjesa më e madhe e objektivave të përcaktuara në fillim të vitit 2012 nuk janë realizuar.

Sipas parashikimeve, edhe këtë vit gjendja e tregtisë së jashtme nuk shfaqet optimiste.

Drejtori i Akademisë për Kërkime pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës Huo Jianguo theksoi se për shkak se kërkesa e jashtme është e pamjaftueshme, ndërmarrjet kineze duhet të ruajnë rritjen e qëndrueshme në tregtinë e jashtme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)