Ulen në 1.23 trilionë dollarë investimet e huaja direkte në botë
Sipas raportit, në vitin 2014 Kina u bë shteti më i madh për thithjen e kapitalit të huaj, duke kaluar SHBA-në. Vlera e përgjithshme e investimeve të huaja në Kinë ka arritur 129 miliardë dollarë, me një rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë.
Ndër to, investimet e huaja direkte shënuan rritje të shpejtë në sektorin e shërbimeve, por ulje në atë të prodhimit.
Drejtori i Zyrës së Biznesit pranë Konferencës mbi Tregtinë dhe Zhvillimin Zhan Xiaoning u shpreh se rritja e investimeve e huaja direkte në Kinë tregoi se kapitali i huaj ka besim në potencialin ekonomik dhe tregun e stabilizuar të vendit.
\"Përveç këtyre, Kina ka shënuar përparim dhe në mënyrën e zhvillimit ekonomik, theksoi Zhan.