Ulen çmimet e naftës dhe floririt
Pekin, 13 gusht - Çmimet e naftës dhe floririt ulen pas devalvimit të juanit kinez.
Dollari fitoi në vlerë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa bëhet e ditur se çmimet e naftës dhe të mallrave kanë shënuar ulje.
Dollari fitoi në vlerë në tregjet botërore pas devalvimit të juanit kinez.
Ndërkaq çmimet e naftës dhe floririt, të cilat dje shënuan një rritje prej 4%, u ulën sërish.
Çmimi i naftës së Detit Verior u ulë në 50 dollarë për fuçi, i naftës amerikane të papërpunuar në 44 dollarë, ndërsa çmimi i onsit të floririt nga 1.114 dollarë u ulë në 1.093 dollarë.