Ukraina ndalon produktet ushqimore ruse
Kiev, 3 janar - Ukraina ka njoftuar se që nga data 10 janar do ti ndalojë prodhimet ushqimore ruse që të hyjnë në Ukrainë.
Kjo është përgjigje e Kievit ndaj veprimeve të ngjashme nga Moska që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar.
Sanksionet nga ana e Ukrainës që janë publikuar në faqen e inbternetit të qeverisë ukrainase, përfshijnë ndalimet për mishin, peshkun, produktet e qumështit si dhe pemët dhe perimet.
Rusia i ka ndaluar produktet ukrainase me 1 janar duke thënë se një veprim i tillë është i nevojshëm me qëllim të ruajtjes së tregut të brendshëm rus.
Hyrja në fuqi e Marrëveshjes për tregëti të lirë në mes Ukrainës dhe BE-së, sipas Rusisë, mund të bëj që Ukraina, produktet ruse t\'i transportojë për në Evropë pa paguar taksat doganore.
Një përpjekje e Rusisë për ta penguar Marrëveshjen e tregëtisë së lirë në mes të BE-së dhe Ukrainës, kishte dështuar në vitin 2013. Në këtë kohë ishin shkaktuar protesta që çuan më pas në rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës.