26 Dhjetor 2024

U mbajt Komitetit Kosovar dhe Austriak për Bashkëpunim Ekonomik

Prishtinë, 26 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila priti sot një delegacion nga Austria, me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Austrisë dhe Kosovës.

Takimi është kryesuar nga znj. Mimoza Kusari- Lila, Zv.Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe znj. Bernadette M. Gierlinger, Zv. ministre për Politika të Ekonomisë së Jashtme dhe Integrime Evropiane në Ministrinë Federale për Ekonomi, Familje dhe Rini e Republikës së Austrisë.

Në fjalën e saj hapëse Zv. Kryeministrja për ekonomi Kusari – Lila  foli për ekonominë e Kosovës me fokus të veçantë për reformat e të bërit biznes: “Bizneset tani kanë mundësi të regjistrohen në një vend për një ditë, është eliminuar leja e punës, është reduktuar numri i dokumenteve për import dhe eksport, regjistrimi i biznesit bëhet pa pagesë si dhe mbrojtja e investitorëve është përmirësuar dukshëm.\"

\"Hapja e 22 qendrave të regjistrimit në të gjitha komunat e Kosovës, do t’iu mundësoj investitorëve qasje më të lehtë të regjistrimit të biznesit. Këto dhe reforma të tjera që jemi duke punuar kanë një qëllim: që Kosova të jetë vendi më i mirë në rajon për të bërë biznes”, theksoj ajo.

Për ambientin e të bërit biznes dhe investimet e huaja mbajti fjalim edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Kryeshefi i Agjencisë për Investimet e Huaja, Shefi i Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe konsulent nga Ambasada Austriake në Prishtinë.

Në pjesën teknike, Kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka, foli për mundësitë dhe sektorët specifik për investime si dhe për përkrahjen dhe shërbimet të cilat i ofron Agjencia që ai drejton. Ai veçoi disa nga reformat e ndërmarra për përmirësimin e ambientit investues dhe ngritjen e mundësive ekonomike në Kosovë.

Tema e radhës e diskutuar në këtë takim ishte identifikimi i sektorëve potencial për zhvillim si dhe bashkëpunimi i mëtejmë ekonomik. Përfaqësues nga: Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Financave si dhe ekspert Austriak të sektorëve të ndryshëm ekonomik identifikuan sektorët të cilët premtojnë bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik.

Gjatë takimit, pala austriake sugjeroi bashkëpunim në sektorin e hekurudhave dhe informoi se aktualisht ka filluar të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i projekteve me interes të përbashkët.

Në fund të dy palët nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në sektorët me potencial për bashkëpunim, që janë: teknologjia ambientaliste dhe burimet e ripërtëritjes së energjisë; bujqësia dhe pylltaria; turizmi; bashkëpunimi financiar; menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza si dhe infrastruktura teknologjike (sektori i hekurudhave).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)