U hap Panairi Ndërkombëtar Prishtina 2012
Prishtinë, 6 qershor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës,Safet Gërxhaliu tha sot se Panairi Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga mundësitë me te mira për krijimin e kontakteve te drejtpërdrejta mes biznesit kosovar dhe tregut ndërkombëtar, për arritjen e marrëveshjeve te reja tregtare si dhe për gjetjen e gjuhës se përbashkët për projekte te përbashkëta.
Duke folur në hapjen e këtij panairi kryetari i OEK-ut tha se Kosova kërkon njohje diplomatike ne rrafshin ndërkombëtar ndërsa ne planin ekonomik ajo po ashtu ka nevoje te madhe për inkuadrimin e tregut botëror .Këto dy procese janë te pandashme dhe vetëm me përmbushjen e tyre te përbashkët vendi ynë do te behet anëtar i barabarte i familjes ndërkombëtare.
Fitoret politike dhe ushtarake sado qe te jene te mëdha ne qofte se nuk mbështeten me fitore ekonomike nuk mund te jene te qëndrueshme dhe brenda një kohe te shkurtër ato shuhen. Një shtet për te arritur synimet e veta politike dhe pozicionimin qe e meriton patjetër rëndësi te veçante duhet ti kushtoj ekonomisë dhe besueshmërisë ne te, tha Gërxhaliu .
Kryetari i OEK-ut tha se Oda Ekonomike është e vetëdijshme se mrekullitë ekonomike nuk mund te ndodhin brenda natës dhe se duhet shume pune e mund për te arritur rajonin dhe trendët ekonomike botërore. Ky panair tregon se vendi ynë mundet te beje hapa te rëndësishëm ne ketë drejtim dhe se për synim strategjik ka bashkërenditjen me ekonomitë e rajonit dhe konkurrimin e barabarte për lehtësirat dhe asistencën qe i siguron statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian.
Oda Ekonomike synon ndërkombëtarizimin e ekonomisë se Kosovës ne te njëjtën mënyrë si diplomacia e Kosovës punon për njohje te reja politike. Ka kaluar koha e izolimit ekonomik dhe suksesi i një ekonomie varet ne mase te madhe nga aftësia e saj qe te gjej vendin e vete ne tregun botëror,tha Gërxhaliu.
Ai vlerësoi se biznesi kosovar mund te merr përsipër një pjese jo pak te rëndësishme te betejës për njohjen e Kosovës ,duke dëshmuar se këtu zhvillohet ekonomia moderne e tregut te lire ,se shteti i ri i Kosovës ka jo vetëm aftësi politike por edhe ekonomike te jete një shtet i qëndrueshëm ,i shendosh dhe produktiv ne interesin e te gjithë qytetareve te tij.
Sidomos inkurajon fakti se këtu sot shohim qe dominojnë kapitali privat dhe bizneset private sepse ato përbejnë njërën nga shanset me te mëdha për zhvillim me te shpejtuar dhe me domethënës ekonomik,tha Gërxhaliu.
Ne këtë panair pjesëmarrëse janë 120 kompani 60 janë kompani vendore dhe 60 te tjera janë kompani ndërkombëtare.