23 Dhjetor 2024

Turqia vazhdon të thyejë rekorde në eksporte

Ankara, 5 mars - Në shkurt eksportet u rritën me 3,7% duke u realizuar në shifrën e 14 miliardë e 312 milionë dollarëve, tha ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) në një vlerësim që bëri të hënën lidhur me të dhënat e tregtisë së jashtme.

“Pavarësisht problemeve në tregtinë globale, sot po shpallim shifrën më të lartë të eksporteve për muajin shkurt në historinë e Turqisë”, tha ministrja.

Importet në shkurt ranë me 18,7% në 16 miliardë e 161 milionë dollarë, shtoi ajo.

“Kështu në dy muajt e parë të 2019-ës eksportet janë rritur me 5%, kurse importet kanë rënë me 23,1%”, theksoi Pekxhan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)