Turqia vazhdon të tërheqë vrullshëm investimet e huaja
\"Vendi vazhdon të tërheqë vrullshëm investimet e huaja të drejtpërdrejta\", bëri të ditur sot Ministria turke e Financave.
Në maj, në Turqi janë themeluar 169 firma dhe filiale me kapital ndërkombëtar, ndërsa 9 kompani me kapital vendas kanë siguruar një shumë të konsiderueshme kontributi ndërkombëtar në kapitalet e tyre.
Sakaq, 44% e investimeve të huaja në Turqi gjatë 5 muajve të parë të vitit kanë ardhur nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa 30% nga shtetet aziatike.