28 Dhjetor 2024

Turqia synon të bëhet qendër e tregtimit të gazit në Mesdhe

Ankara, 28 dhjetor - Ish-përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe ish-ambasadori, Mithat Rende, pasi vë në dukje se qendra e tregtimit të gazit në Mesdhe do të ngrihet patjetër në një vend bregdetar, thotë se mes Italisë dhe Greqisë, edhe pse ka një treg të vogël gazi, por dhe Turqisë ka një garë në këtë drejtim.

Fakti që Turqia ka shfaqur në mënyrë të hapur synimin e saj për të qenë një qendër e tregtimit të gazit në Mesdhe është një zhvillim shumë i rëndësishëm, ka thënë Rende, dhe më pas ka shtuar se tregjet ndërkombëtare të gazit janë në një ndryshim të plotë.

Ish-ambasadori i Turqisë në Katar thotë se pas BE-së, edhe Turqia, e cila është e dyta për sa i përket tregtisë së gazit, është ndikuar nga këto ndryshime.

Ai shprehet se termi \"qendër energjetike\" është një term shumë i gjerë dhe herë pas herë përdoret në mënyrë të gabuar. \"Nuk mund të themi se Rusia, e cila prodhon më shumë gaz dhe naftë në botë, Kina e cila ka një kapacitet depozitimi rreth 30 miliardë metër kub gaz, transferimi deri në vitin 2014 i rreth 150-180 miliardë metër kub gazi drejt BE-së, apo Ukraina, e cila është një vend transit i gazit rus prej 120 miliardë metër kub, janë qendra energjetike ose qendra të gazit. Termi nuk përbëhet vetëm nga gazi, por përfshin qymyrin, naftën, energjinë nukleare dhe energjinë e rinovueshme\", u shpreh Rende.

Duke vënë në dukje se ende rreth 70 për qind e shitjeve të gazit janë të indeksuara me çmimet e naftës bruto, ish-ambasadori Rende në vijim shton: \"Në të ardhmen parashikoj që kjo përqindje do të ulet. Mendoj që në një vend bregdetar të Mesdheut do të ndërtohet patjetër një qendër e tregtimit të gazit. Italia dhe Greqia, vende që edhe pse kanë një treg të vogël gazi, por edhe Turqia janë në një garë për këtë. Qendra e tregtimit të gazit, e cila do të ngrihet në Detin Mesdhe, do të ndikojë edhe në çmimet e kësaj lënde djegëse. Turqia, e cila në vitin 2015 u radhit e 5-ta në botë për sa i përket importit të gazit, ka shprehur hapur synimin e saj për të qenë një qendër e shitjes së gazit. Ky veprim është shumë i rëndësishëm. Por finalizimi i këtij procesi, i cili pritet të zgjasë deri në 10 vite ka nevojë për përkrahje ligjore, teknike dhe ekonomike.\"

Duke theksuar se ende nuk ka një qendër aktive për transportimin dhe shitjen e gazit në Mesdhe, Detin e Zi, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Rende në vijim ka thënë se duke parë daljen në pah të aktorëve të ndryshëm për një synim të tillë, Turqia është e detyruar të jetë një qendër e tregtimit të gazit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)