Turqia synon ta rrisë vëllimin tregtar me Nigerinë
Ankara, 15 korrik - Zëvëndës kryeministri i Turqisë, Bylent Arënç vazhdon kontaktet në Nigeri, ku shkoi për të marrë pjesë në ministerialin e vendeve në zhvillim, D-8.
Arënç u takua në kryeqytetin Abuja me Ndihmës Presidentin e Nigerisë, Muhamed Namadi Sambo.
Gjatë takimit që kaloi në një klimë të ngrohtë dhe miqësore, Zv/kryeministri Arënç i përcolli z. Sambo përshëndetjet e përzemërta të Presidentit turk, Abdullah Gyl dhe Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan.
Arënç shpreu synimin për ta rritur në 2 miliardë dollarë vëllimin tregtar ndërmjet Turqisë dhe Nigerisë, shifër kjo që aktualisht është në nivelin e 800 milionë dollarëve.
\"Investimet që bëhen për njerëzimin janë ato më të rëndësishmet\", tha Zv/kryeministri turk, Bylent Arënç dhe shtoi se në këtë kuadër sipërmarrësit turq në Nigeri kanë themeluar kolegje dhe universitete, ku arsimohen mbi 4 mijë nxënës e studentë.
Ndërsa Ndihmës Presidenti Sambo u prononcua me këto fjalë: \"Objektivi ynë është ta rendisim Nigerinë mes 20 vendeve më të zhvilluara të botës dhe për këtë kemi nevojë për ndihmën e Turqisë. Duam të përfitojmë nga përvoja e Turqisë në rimëkëmbje dhe zhvillim.\"