Turqia regjistron një rekord të ri historik në eksporte
Ankara, 2 shkurt - Në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2013-s, eksportet turke u rritën 9,6 për qind dhe shënuan 12,5 miliardë dollarë, njoftoi mbrëmjen e të shtunës Kuvendi i Eksportuesve të Turqisë (TIM).
Kjo shifër rezulton më e larta e muajit janar në të gjithë historinë e Republikës së Turqisë.
Sektori i industrisë tekstile dhe veshjeve të gatshme ishte ai që shënoi eksportet më të larta në janar 2014 duke arritur në 1,6 miliardë dollarë.
Ndërsa automobilistika dhe lëndët kimike janë sektorët që ndanë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.
Presidenti i Kuvendit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), Mehmet Byjykekshi tha se synimi i Turqisë për vitin 2014 është që të realizojë 166,5 miliardë dollarë eksporte.
Eksportet botërore ranë me 0,4 për qind në 12 muajt e fundit dhe zbritën në 152 miliardë e 401 milionë dollarë.
Gjermania, Iraku dhe Mbretëria e Bashkuar ishin tri vendet me eksportin më të lartë turk në muajin janar.
Kurse Sakarja ishte qyteti turk, që regjistroi rritjen më të lartë të eksporteve me 50 për qind.