Turqia regjistron inflacionin më të ulët në 29 vitet e fundit

Stamboll, 4 janar - Zëvëndeskryeministri i Turqisë, Ali Babaxhan bëri një vlerësim të shifrave të inflacionit për muajin dhjetor 2012 dhe deklaroi se të dhënat tregojnë se ky është inflacioni më i ulët i 29 viteve të fundit.
Ai tha se po punojnë mbi një mekanizëm të ri nxitës dhe shtoi se impiantet e prodhimit të elektricitetit nga linjiti do të përfshihen në kuadrin e nxitjes së investimeve.
\"Këto shifra tregojnë nivelin më të ulët të Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit në 29 vitet e fundit, nivelin më të ulët të Indeksit të Çmimeve të Prodhuesit pas 45 vjetësh dhe nënkuptojnë themele solide për indeksin e çmimeve të vitit 2013.\"
\"Për sa i takon linjitit, jemi duke punuar mbi një mekanizëm të ri stimulimi. Investimet energjetike nuk i vlerësojmë si investime. Por tani do të përfshijmë në kuadrin e nxitjes së investimeve edhe impiantet tona, që prodhojnë energji elektrike nga linjiti. Nëse diku ka një minierë linjiti dhe atje ndërtohet një impiant energjetik, atëherë ne do ta vlerësojmë këtë si investim\", u shpreh zv/kryeministri Babaxhan.