Turqia në kërkim të tregjeve të naftës
Stamboll, 13 qershor - Turqia, me shkurtimin e sasisë së naftës që do të blejë nga Irani, i është drejtuar kërkimeve për tregje të reja.
Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Energjetike, Taner Jëlldëz, deklaroi se kompania turke Tupras ka bërë marrëveshje me Libinë për 1 milion ton naftë.
Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Energjetike, Taner Jëlldëz, përpara panelit me temë \'Produktiviteti i Energjisë në Sektorin e Çimentos, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Ai lajmëroi se TÜPRAŞ e cila do ta pakësojë deri në 20% blerjen e naftës nga Irani, ka bërë marrëveshje me Libinë për 1 milion ton naftë.
Ministri turk preku edhe marrëveshjet e bëra rishtazi në këtë fushë dhe tha se me Arabinë Saudite janë bërë marrëveshje me afat të shkurtër të cilat së shpejti do të kthehen në marrëveshje me afate të gjata.
Ministri Jëlldëz preku edhe listën e vendeve të përjashtuara nga sanksionet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndër të cilave është edhe Turqia dhe tha: \"Marrëdhëniet tona me Iranin janë me themele të thella dhe ato bazohen në rritjen e mëtejshëm të vëllimit tregtar. Për këtë arsye me Iranin nuk bëhet fjalë për ndonjë problem në marrëdhënie\".