Turqia në 2010 ka eksportuar 114 miliardë dollarë
Ankara, 5 janar - Tejkalohen objektivat e caktuara në eksport për vitin 2010 dhe i afrohet shifrës prej 114 miliardë dollarëve.
Ndërsa objektivi i caktuar për vitin 2011 është 127 miliardë dollarë. Shifrat e eksportit për vitin 2010 treguan edhe njëherë gjendjen e mirë në ekonomi.
Me një rritje prej 11,3 për qind në vitin 2010 Turqia realizoi një eksport në vlerë 113 miliardë e 686 milionë dollarë.
Kjo shifër nënkupton tejkalimin e objektivit të caktuar prej 111 miliardë e 700 milionë dollarë.
Ministri i Shtetit, Zafer Çağlayan tha: Më 31 dhjetorë arritëm shifrën prej 113 miliardë e 686 milionë dollarëve.
Sektori automobilistik u bë kampion i eksportit. Eksporti i sektorit automobilistik u rrit afërsisht 16% dhe tejkaloi shifrën e 17 miliardë dollarëve.
Sektori i tekstilit dhe konfeksionit me një eksport prej 14 miliardë e 500 milionë dollarë pasoi sektorin automobilistik.
Ndërsa vendi i tretë në eksport ndryshoi këtë vit. Në vend të sektorit hekur-çelik në vend të tretë u radhitën prodhimet kimike me një rritje në eksport prej 31,67 për qind.
Prefekturat kampione në eksport të Turqisë janë Stambolli, Bursa dhe Koxhaeli (Kocaeli).
Ndërsa objektivi i eksportit për vitin 2011 u përcaktua të jetë 127 miliardë dollarë.