07 Janar 2025

Turqia kërkon uljen e çmimit të naftës për 10 dollar për çdo barelë

Ankara, 3 shtator - Ministri turk i energjisë deklaroi se çmimi botëror i naftës ka arritur në një nivel tepër të lartë i cili është bërë i padurueshëm.

Prandaj për të vazhduar zhvillimi aktual i kërkesës së Turqisë për naftë të papërpunuar, duhet të ulët çmimi i naftës së paku 10 dollarë për çdo barelë.

Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Reuters të lajmeve e cila bëri të ditur se Tanër Jëldëz ka thënë se në kushtet aktuale ne parashikojmë se kërkesa e Turqisë për naftë të papërpunuar do të rritet edhe më shumë, mirëpo ka nevojë që të ulët çmimi i naftës.

Aktualisht çmimi i naftës është rritur për 3%, gjë që konsiderohet si rritja më e lartë javore e çmimit të arit të zi që nga muaji qershor.

Shqetësimi se një sulm i mundshëm ushtarak i perëndimit kundër Sirisë do të ketë një ndikim të madhe mbi eksportin e naftës së papërpunuar nga Lindja e Mesme si dhe ndërprerja e eksportit të naftës nga Libia dhe Sudani, konsiderohen shkaqet kryesore të rritjes së çmimit të naftës.

Ministri turk i energjisë gjithashtu deklaroi se vendi i tij po zhvillon negociata me Kinën për një partneritet të mundshëm në realizimin e projektit të madh për prodhimin e energjisë me anë të thëngjillit.

Kompania Kombëtare e Energjisë nga Ebu Dhabi e cila ka qenë partneri kryesor për zbatimin e këtij projekti, ka shtyrë realizimin e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)