Turqia kandidate për të udhëhequr OECD-në
Paris, 16 tetor - Kandidaturën e Turqisë e deklaroi Zëvëndeskryeministri Ali Babaxhan në takimin e Ministrave të Financave dhe Ekonomisë së vendeve të grupit G-20 në Paris.
Ali Babaxhan ndodhet në Paris për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Financave dhe Ekonomisë së vendeve të grupit G-20. Në Paris Babaxhan bëri të ditur vendimin që do të sigurojë ngritjen e zërit të Turqisë në menaxhimin e ekonomisë evropiane.
Në një prononcim për gazetarët Babaxhan tha se ministrat evropianë të financave janë kureshtarë të dinë mbi recetën e suksesit që ka shënuar Turqia në ekonomi.
Patroni i ekonomisë turke këndvështrimin me të cilin e shikon Evropa Turqinë e shprehu me një krahasim interesant.
-Turqia vlerësohet si të ishte një planet tjetër, i veçantë. Turqia është vendi i vetëm brenda OECD-së, bankat e të cilës nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje të jashtme, tha Babaxhan.
Në vlerësimin që i bëri krizës së sotme në Evropë, krizë e cila vazhdon të përhapet, Babaxhan tha: sot ata paguajnë faturën e politikave liberale, ndërsa vuri theksin në mungesën e vullnetit politik.
Zv.kryeministri turk Ali Babaxhan tha se problemet në Evropë nuk janë të pazgjidhshme. Por, -shtoi ai,- nevojitet një vullnet politik që të përballet pa frikë me këto probleme.
Në qoftë se do të keni një qeveri të vendosur si ajo jona, do të shikoni që problemet do të fillojnë të zgjidhen pas 3-6 muajve.
Në lidhje me krizën greke Babaxhan tha se Bashkimi Evropian, çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet të lejojë që Greqia të bjerë në pozicionin e vendit që nuk është në gjendje të shlyejë detyrimet, pasi kjo do të kishte një kosto me të madhe.