Turqia interesohet të investoj në Mal të Zi
Podgoricë, 17 mars - Turqia po hedh hapa të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Malin e Zi, një nga shtetet anëtare më të reja të Bashkimit Evropian.
Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan, u takua në Mbledhjen e Këshillit të Biznesit organizuar në Stamboll me Kryeministrin e Malit të Zi, Igor Luksiç, të cilit i vuri në dukje se firmat turke janë duke e ndjekur nga afër procesin e privatizimit në Malin e Zi.
\"E kemi shumë të qartë rëndësinë e Malit të Zi për Evropën, qoftë për portet qoftë për anën e tij logjistike. Për këtë arsye bërja e tregtisë midis dy vendeve si dhe tregtia reciproke e biznesmenëve kanë tepër rëndësi.\"
\"Turqia aktualisht është duke ndjekur nga afër privatizimet që po bëhen në Malin e Zi, qoftë në sektorin e detarisë, qoftë në sektorin e prodhimit të aluminit\", u shpreh Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan.