Turqia gjatë vitit 2014 realizoi 172 miliardë dollarë eksporte
Ankara, 9 janar - Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi në fjalën që mbajti në Konferencën e 7-të të Ambasadorëve në Ankara tha se në vitin 2014 realizuam 171,9 miliardë dollarë eksporte.
Në aspektin e eksporteve Turqia ka kaluar në avantazh përballë vende të tjera të botës, u shpreh Ministri Zejbekçi duke shtuar se në vitin 2014 eksportet turke regjistruan një rritje neto prej 4,8%.
Në vitin 2014 Turqia u rrit me 2,8% dhe 2,6% të kësaj rritjeje e përballoi eksporti, cilësoi Zejbekçi duke shtuar se vendi këtë e realizoi edhe pse ndodhet në qendër të një rajoni ku ndodhin zhvillimet dhe ngjarjet më komplekse të botës.
Eksportet turke me vendet e BE-së vitin e kaluar u rritën me 11,7%, nënvizoi Zejbekçi dhe u shpreh optimist për vitin 2015, duke thënë se ky vit do të jetë akoma edhe më i mirë.