Turqia eksporton mbi 2 miliardë dollarë prodhime të mobilierisë
Ankara, 13 gusht - Mobiliet turke, falë cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme janë kthyer në preferencën kryesore të vendeve të rajonit.
Eksporti vjetor i Turqisë në sektorin e mobilierisë ka arritur në mbi 2 miliardë dollarë.
Në sektorin turk të mobilierisë ushtrojnë aktivitet 65 mijë biznese. Ky sektor mundëson punësim të drejtpërdrejt për 250 mijë persona.
Viteve të fundit kërkesa e tregjeve të huaja për mobiliet turke është rritur seriozisht. Prodhuesit kanë arritur deri aty, sa të hapin filiale edhe jashtë shtetit.
Klientët perëndimorë përzgjedhin kryesisht mobiliet moderne dhe më funksionale. Ndërsa në vendet arabe dhe ato të Lindjes së Mesme, duke qenë se ambientet e banesave janë më të mëdha dhe në plan të parë është salltaneti, preferohen më tepër mobiliet estetike dhe klasike.
Një nga objektivat parësore të sektorit në fjalë është edhe rritja e shitjeve në Evropë.
Prodhuesit janë të vetëdijshëm se rruga më e sigurt për tu bërë markë kalon nga investimet e kërkim-zhvillimit.
Ndërsa synimi i sektorit turk të mobilierisë për vitin 2023 është të renditet ndër 5 më të fuqishmit në botë.