Turqia eksporton 13 miliardë ndersa importon 20 miliardë dollarë
Ankara, 1 nëntor - Eksporti i Turqisë u realizua me 13 miliardë e 121 milionë dollarë, ndërsa importi me 20 miliardë e 623 milionë dollarë.
Instituti i Statistikave të Turqisë, publikoi shifrat e tregtisë së jashtme për muajin shtator.
Sipas kësaj eksporti u rrit për 1,3% dhe arriti shifrën e 13 miliardë e 121 milionë dollarëve, ndërsa importi shënoi një rritje prej 3,5% dhe doli në 20 miliardë e 623 milionë dollarë.
Deficiti i tregtisë së jashtme u rrit për 7,6% dhe doli në 7 miliardë e 502 milionë dollarë.
Ndërkaq në eksport në vendin e parë sërish ndodhet Bashkimi Evropian. Vendi në të cilin eksportohet më së shumti është Gjermania.
Artikujt që eksportohen më së shumti janë mjetet e transportit tokësor dhe pjesët e këmbimi.
Ndërsa Kina ndodhet në krye të vendeve prej të cilave importohet. Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Çaëllajan i bëri një vlerësim këtyre shifrave.
Ministri Çaëllajan tha se Eksporti 9 mujor arriti në shifrën 112 miliardë e 493 milionë dollarë. Në eksportet në vendet e BE-së është shënuar një rritje. Turqia është duke vazhduar rrugëtimin e saj paralel me stagnimin në tregtinë botërore. Ne do ta thyejmë rekordin me shifrat e eksportit duke i nxjerrë ato në fund të vitit mbi shifrat e vitit të kaluar.