Turqia e gjashta në BE për tregti
Stamboll, 17 mars - Megjithëse Turqia dhe Bashkimi Evropian, përjetojnë probleme në marrëdhëniet politike, bashkëpunimi ekonomik midis tyre sa vjen dhe po shtohet.
Sipas të dhënave të Institutit të Bashkimit Evropian për Statistikat, vitin e kaluar Turqia duke e lënë prapa Japoninë është bërë ortakja e gjashtë më e madhe tregtare e unionit.
Sipas këtyre të dhënave, eksporti i Turqisë në tregjet e Bashkimit Evropian me një rritje 12% ka arritur në nivelin e 47 miliardë e 600 milionë dollarëve.
Kurse importi nga Bashkimi Evropian është realizuar në vlerën 72 miliardë e 700 milionë euro.
Sipas këtyre rezultateve ndërkohë që vëllimi tregtar i Turqisë me Bashkimin Evropian është rritur mbi 120 miliardë euro, Turqia ka lënë mbrapa edhe Japoninë e cila një vit më parë ndodhej në vendin e gjashtë.
Turqia në vitin 2010 një vëllim tregtar 103 miliardë euro, gjendej në vendin e shtatë ndër partnerët e tregtisë së huaj të Bashkimit Evropian.