Turqia brenda 21 dite eksporton 8.3 miliardë dollarë
Stamboll, 27 janar - Ministri i Ekonomisë, Zafer Çağlayan në publikimin e shifrave te eksportit në Turqi ka bërë të ditur se Brenda 21 dite pune kemi eksportuar 8.3 miliardë dollarë. Kemi shënuar një rritje prej 13%.
Ministri Çağlayan i publikoi edhe parashikimet në lidhje me rritjen ku thuhet që në rast se nuk ballafaqohen me ndonjë problem do të shënohet një rritje prej 5%.
Shifrat e eksportit të publikuara të mërkurën janë tregues se do të mund të arrijmë shifrat e planifikuara. Objektivi i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë prej 151 miliardë dollarë tregon se eksportuesit turq besojnë në më shumë se që kemi planifikuar ne, shprehet Ministri Çaëllajan.