Turqi, rritet inflacioni për muajin gusht
Stamboll, 6 shtator - Në Turqi është rritur inflacioni për muajin gusht. Në muajin gusht indeksi i mallrave të konsumit është rritur 0.73 % kurse indeksi i çmimeve të prodhuesit ka treguar një rritje prej 1.76%.
Instituti i Statistikave të Turqisë deklaroi shifrat e inflacionit për muajin gusht.
Sipas kësaj indeksi i mallrave të konsumit të muajit gusht në krahasim me muajin korrik është rritur 0.73 %.
Ndërsa inflacioni vjetor në çmimet e konsumatorit është 6.65 %.
Edhe indeksi i çmimeve të prodhuesit në muajin gusht ka treguar një rritje prej 1.76%.
Kështu që inflacioni vjetor për çmimet e prodhuesit është realizuar në 11%.