Turqi, në 2010 u shitën gjithsej 793 mijë automobila
Ankara, 13 janar - Në Turqi është thyer rekordi i shitjes së automobilave. Në vitin 2010 në Turqi u shitën gjithsej 793 mijë automobila.
Kjo është edhe shifra më e lartë e shitjeve që janë bërë deri tani në Turqi në këtë sektor. Tregu automobilistik u rrit 36 %.
Ndërsa objektivin e ri në sektorin e automobilizmit e shpalli Kryeministri Erdoan: Të prodhojmë automobila 100% vendas.
Rënia e normave të interesit në kreditë bankare, kapërcimi i ndikimeve të krizës e shtyu konsumatorit të blejë pa frikë makina.
Trendi i lartë në shitje u reflektua edhe në eksport.
Në vitin 2010 eksporti i automobilave u rrit me 15,55% dhe kapi shifrën 17 miliardë e 400 milionë dollarë.
Erdoani dha sinjale për vazhdim të politikave stimuluese dhe bëri publik objektivin e ri në automobilizëm.
-Tani kompanitë automobilistike duan të prodhojnë markat e tyre. Edhe ne e nxisim një gjë të tillë. Do të bëjmë atë që duhet për të pasur një automobil 100% kombëtar, u shpreh Kryeministri Erdoan.
Drejtuesit e sektorit automobilistik turk synojnë të realizojnë shitje të larta edhe në vitin 2011.
Pritshmëritë për vitin e ri janë për tejkalimin e suksesit të shënuar në vitin 2010.