Turqi, eksporti në arrin 11 miliardë e 723 milionë dollarë
Stamboll, 2 prill - Shifrat e eksportit për muajin mars sollën përsëri gëzim. Sipas të dhënave të Këshillit të Eksportuesve Turq, këtë vit në muajin mars në krahasim me vitin e kaluar eksporti me një rritje prej 22,81 për qind arriti në 11 miliardë e 723 milionë dollarë.
Shifrat e eksportit gjatë çerekut të parë të këtij viti janë rritur 20,7%.
Industria është sektori që pati më shumë rritje në eksport.
Ndër produkteve më të shitura jashtë shtetit të sektorit të industrisë kanë qenë lëndët kimike dhe produktet e tyre.
Eksporti që vitin e kaluar gjatë periudhës Janar-Mars ishte 26 miliardë dollarë këtë vit është rritur në nivelin 31.4 miliardë dollarë.